LDK, sot mblodhi kryesinë, për të diskutuar rreth zgjedhjes së kryetarit të kësaj partie.

Përkundër që zgjati më shumë se dy orë, nuk solli ndonjë rezultat.


Zëdhënës i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se po punohet intensivisht të gjendet një figure përbashkuese për kreun e partisë, duke konfirmuar kështu se nuk ka ende një marrëveshje.

67736250 1130099067192482 8129493086888787968 n 1

Ai  para mediave tha se disa zyrtarë të partisë që kanë dhënë kontribut ndër vite kanë shprehur pretendimet për të marrë udhëheqjen e partisë në katër vitet e ardhshme.

“Kryesia si dhe e gjithë anëtarësia e LDK-së vlerëson se është shumë rëndësishme që të jetë një figurë përbashkuese që po punohet intensivisht. Të gjitha kandidaturat shpallen më 3 gusht konform statutit të LDK-së”, ka deklaruar Mustafa.

Ndërkaq, ashtu siç është deklaruar dhe më herët, Mustafa tha se të gjitha kandidaturat për të parin e partisë do të shpallen me 3 gusht, kur edhe do të mbahet Kuvendi i LDK-së. /Telegrafi/