LAJMI I FUNDIT:

LDK kujton me dhimbje deputetin Kikaj

LDK kujton me dhimbje deputetin Kikaj

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të deputetit nga kjo parti Agim Kikaj.

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa në emër të Qeverisë së Kosovës, të LDK-së dhe në emrin e tij personal shprehu ngushëllimet me rastin e vdekjes së deputetit Kikaj.

Për deputetin Kikaj Mustafa dha vlerësimet më të larta, sipas të cilit Kosova ka humbur një njeri të kompletuar dhe një atdhetar.


Mustafa tha se Kikaj la pas vetes një biografi të jashtëzakonshme duke qenë kryetar i Podujevës, dhe deputet i LDK-së.

“Ai mbetet shëmbëlltyrë për të gjithë ne. Ai ishte dijetar që shprehej me fakte dhe argumente. Ai dominonte me modestinë e tij, ishte artikulues i pashoq i gjuhës shqipe. Kemi nevojë që çdo ditë të na agojë Agimi. Ndarja e Agim Kikajt është humbje për proceset demokratike të Kosovës. Shoqëria duhet të jetë mirënjohëse për kontributin e tij”, tha Mustafa.

Ndërsa kryetari i Podujevës Agim Veliu u shpreh se nuk mund të merrnin lajm më të trishtë sesa kumtin e zi për shkuarjen në amshim të Agim Kikajt.

“Shkuarja në amshim ishte një lajm i rëndë për familjen, për neve bashkëpunëtorët dhe për qytetarët e Podujevës dhe për LDK-në. Agim Kikaj ishte një luftëtar i paepur jo vetëm i betejave politike, por në radhë të parë të betejave njerëzore. Ishte i pathyeshëm dhe veprimtar. Nuk u thye dhe nuk e ndaloi veprimtarinë e tij as kur e burgosën, përkundrazi doli më i fortë. Është vështirë të gjesh fjalë ta përshkruash si person. Ai ishte i dashuruar i letërsisë dhe gjuhës shqipe, nuk u mjaftua vetëm me të qenurit jurist, por edhe njohës i gjuhës. Asnjëherë nuk u pajtua me realitetin e ndrydhur që e pati vendi jonë”, tha Veliu.

Në emër të familjes të pranishmit i falënderoi i biri i deputetit, Altin Kikaj duke thënë :”Babë fli i qetë, LDK-ja po fiton”.

Kikaj ka ndërruar jetë mbrëmë siç është thënë nga një sulm në zemër. Varrimi i tij do të bëhet sot në Lupq të Poshtëm të Podujevës në orën 17:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë,

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Politikë
Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit

Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit

Siguri
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori