Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në një konferencë për media kanë bërë të ditur se ‘janë duke pritur momentin më të mirë për të dërguar qeverinë aktuale në shtëpi’, ndërsa nuk kanë dashur të komentojnë incidentet e fundit që kanë ndodhur brenda kësaj partie.
Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur qeverinë aktuale, si më të dobëtën pas çlirimit.
“Janë 58 nënshkrime të mbledhura dhe po e presim momentin më të mirë që minutë e më parë këtë Qeveri më të dobëtën pas çlirimit ta dërgojmë në shtëpi”, tha Rugova.
Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj ministrit të Shëndetësisë, duke folur për të gjeturat e Raportit të Progresit në sektorin e shëndetësisë.
Sipas Rugovës, Ismaili ka lënë anash këtë sektor, pavarësisht se ka premtuar reforma, teksa ka potencuar edhe vonesën për sigurimet shëndetësore.
“Raporti i Progresit i Komisionit Evropian potencon vonesën e madhe lidhur me plotësim-ndryshimin e ligjit për sigurimet shëndetësore në vendin tonë, i cili nuk është ndryshuar dhe që është barriera kryesore që populli i Kosovës privohet nga e drejta e saj, e sigurimeve shëndetësore e që është populli i vetëm në kontinent që nuk e gëzon këtë të drejtë. Edhe pse ka qenë në kalendarin legjislativ qysh në qershor të vitit 2018, ministri dhe Qeveria për arsyeje për neve të panjohura dhe të pa justifikueshme, ende nuk e ka proceduar në Kuvend”, tha ai.
Rugova tha se projekti i filluar për sistemin informativ shëndetësor është suspenduar sipas tij që gati 21 muaj, nga ardhja e kësaj qeverie. Ai mes tjerash tha se nuk ka asnjë lëvizje konkrete për rifillimin e këtij projekti.
“Nuk ka asnjë lëvizje konkrete për rifillimin e këtij projekti që është parakusht i funksionimit dhe fillimit të funksionimit të fondit të sigurimeve shëndetësore. Raporti i Progresit adreson edhe vërejtjet të zbatimit të strategjisë së komunikimit për mbështetje të këtij ligji të rëndësishëm për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve të vendit tonë. Si pasojë e këtyre hapave të ngadaltë, jo profesional, mungesës së dijes dhe vizionit të këtij koncepti qeverisës në këtë dikaster që e konsiderojmë ndër më të rëndësishmit në vend, mbledhja e premiumeve është shtyrë për datë të pacaktuar edhe pse ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se do të fillojë mbledhjen e premiumeve në fundin e vitit 2018. Edhe në qoftë se do të jetësoheshin këto masa ekzekutive, legjislative dhe nëse do të bëhej plotësim-ndryshimi i këtij ligji, nuk do të jetë e mundur para vitit 2021 që të fillojë zbatimi i ligjit i një rëndësie krociale për përkujdesjen shëndetësore të qytetarëve të vendit tonë” , tha ai.
Sipas tij shqetësim tjetër, në bazë të raportit është mungesa e ligjit për transplant të indeve dhe organeve që po detyron shtetin të shpenzojë miliona euro, ku vetëm një intervenim i një pacienti kushton 20 mijë euro, e që i njëjti detyrohet të trokasë në spitale të vendeve të tjera.
Sipas një analize, Rugova thotë se rreth 150 milionë euro, pacientët paguajnë për shërbime shëndetësore. Ai ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë të punojë konform premtimeve.
Ndërsa, Haxhi Avdyli tha se ministri Ismaili vëmendjen e ka te SHSKUK dhe fotot e bukura.
“Ka kohë që ministrin nuk jemi duke e parë aktiv, i cili është duke u marrë me çështje të tjera, më së paku me shëndetësinë. Dhe më së shumti që merret me shëndetësinë është të merret ndonjëherë me disa fotografi të bukura nga SHSKUK dhe në një mënyrë mund të themi se mund ta quajmë edhe si drejtor të dytë të SHSKUK dhe aspak ministër… Ky ministër ka dështuar totalisht, dhe për këtë flet agjenda legjislative e dy viteve prej se ne jemi në këtë mandat, agjenda legjislative e vitit 2018, diku në mes të vitit 2018 është planifikuar që në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të vinte ligji për shëndetësi, ligji për sigurime shëndetësore dhe disa ligje të tjera, dhe asnjë ligj nuk ka ardhur”, tha ai.
Avdyli tha se nuk është duke u përmbushur agjenda legjislative, e as pritjet e qytetarëve për një reformë të këtij sistemi, për çka sipas tij, ka vonesa të shumta në shpërndarjen e barnave dhe materialeve. Avdyli tha po ashtu se spitalet rajonale janë lënë totalisht në harresë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqe

Varroset Bajram Qerkini, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania