Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Këshilli i Ekspertëve i LDK-së, në punëtorinë dyditore për Programin Qeverisës të LDK-së për qeverinë në ardhje, në fushën e mbrojtjes nacionale, ka vlerësuar që SHËRBIMI USHTARAK NË KOSOVË TË JETË I OBLIGUESHËM, sipas modelit të vendeve të vogla si Zvicra dhe vendeve të tjera.
Siç ka shkruar Hoti në Facebook, kjo masë garanton mbrojtje efektive nacionale, i rrit aftësitë fizike e profesionale të rinisë dhe i mundëson Ushtrisë së Kosovës të renditet krahas ushtrive të partnerëve tanë në NATO.
“Për një periudhë disavjeçare, të rinjtë do të shërbejnë për disa muaj në shërbimin ushtarak, me shkëputje, bazuar në nevojat e të rinjve për arsim, punësim dhe familje”, ka shkruar Hoti.
Kjo, sipas tij, është njëra nga masat kryesore të Programit Qeverisës të LDK-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë nacionale, sipas modelit dhe qasjes proaktive të zbatuar tashmë në vendet më të avancuara të botës.
“Programi i LDK-së do t’i maksimizojë përparësitë dhe mundësitë e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Procesi i përgatitjes të programit të ri të LDK-së do të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të të gjithë ekspertëve në LDK-në që kanë dhënë kontribut për tri dekada në ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe do të përfshijë ekspertizën e kuadrove më të mirë që ka Kosova”, ka përfunduar Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania