Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë dorëzuar sot në Gjykatën Supreme ankesat lidhur me vendimin e fundit të PZAP-së.
PDK ka dorëzuar tri ankesa ndërkaq LDK ka dorëzuar vetëm një ankesë. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.
“Po janë dorëzuar katër ankesa gjithsejtë. Tri janë nga PDK dhe një nga LDK”, ka thënë Uka-Lutfiu.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blernad Stavileci ka konfirmuar për Telegrafin, dorëzimin e tri ankesave në Gjykatën Supreme.
“Për tri komunat kemi dërguar ankesë në Gjykatën Supreme, pra për Prizrenin, Rahovecin dhe Klinën”, ka thënë shkurt Stavileci.
Edhe Florian Dushi nga LDK, ka konfirmuar për Telegrafin dorëzimin e ankesës në Supreme lidhur me vendimin e PZAP-it.
“Po, sot i jemi drejtuar Gjykatës Supreme me ankesë që të ndryshoj vendimin e PZAP-it në kuptimin e lejimit të rinumërimit, i cili do të ngërthente në vete edhe procesin e shqyrtimit të fletëvotimeve të pavlefshme, si mekanizëm i vetëm i ligjshëm dhe i domosdoshëm për sqarimin dhe evitimin e shkeljeve të evidentuara nga ana e jonë”, ka thënë Dushi.
Ai ka treguar se ankesa është për vetëm për Prishtinën.
Ndërkaq PZAP në vendimin e marrë dje, ka refuzuar ankesat e PDK-së për Prizren, Rahovec dhe Klinë në lidhje me rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve.
PZAP po ashtu në këtë vendim ka refuzuar edhe ankesat e LDK-së për Prishtinë, Dragash dhe Kamenicë.
Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë