LAJMI I FUNDIT:

LDK dorëzon katër ankesa në PZAP, konteston zgjedhjet në katër komuna

LDK dorëzon katër ankesa në PZAP, konteston zgjedhjet në katër komuna

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot, brenda afatit të paraparë ligjor, ka ushtruar katër ankesa që ndërlidhen me shkeljet e evidentuara në Zgjedhjet për Kryetar të Komunave (Raundi i Dytë) të mbajtura më 19.11.2017.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, sikur në të kaluarën, edhe kësaj radhe, synon që përmes ankesave të cilat janë të mbështetura plotësisht në prova të pakontestueshme, të korrektojë procesin zgjedhor, në secilin rast që janë evidentuar shkelje të cilat ndikojnë në shtrembërimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhje


Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës, duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe atë për Zgjedhje Lokale, pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka paraqitur tri ankesa lidhur me shkeljet e evidentuara në Komunën e Prishtinës, Dragashit dhe Kamenicës si dhe një ankesë për Komunën e Istogut e ka ushtruar pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.

Në Komunën e Prishtinës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj Arban Abrashi, konsiderojnë se kanë ndodhur disa shkelje, si ndikim i votuesve, mospërputhje dhe ndërhyrje në formularët e rezultateve, mungesa e fletëvotimeve nga zarfet e fletëvotimeve me kusht, numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme etj. të cilat pastaj kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të kandidatëve për Kryetar të Komunës së Prishtinës, me kërkesë që përmes rinumërimit të korrigjohen të gjitha këto shkelje”, thuhet në njoftim.

Po ashtu LDK ka njoftuar se në Dragash, ngjashëm sikur edhe në rastin e Istogut, janë konstatuar shkelje të shumta në procesin e votimit përmes postës, prandaj edhe në këtë komunë kemi kërkuar që të anulohet procesi i votimit përmes postës dhe të përjashtohet rezultati i këtij proces për secilin kandidat, nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për kryetar Komune.

“Në Komunën e Kamenicës, shkelja e konstatuar e Degës së LDK-së, në këtë fazë, ka të bëjë me procesin e certifikimit të kandidatit për kryetar të Komunës së Kamenicës në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet Lokale, i cili kërkon që kandidati të ketë qenë banorë së paku tri vite në komunën në të cilën kandidon, kurse nga provat e siguruara del se kandidati i VV-së është bërë banorë i Komunës së Kamenicës tek në muajin gusht të këtij viti (2017).

Për Istog, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të ndryshohet vendimi i PZAP-it me të cilin është aprovuar ankesa e LDK-së si e bazuar, dhe të anulohet vetëm procesi i votimit përmes postë me qëllim që të mos shkohet në rivotim pasi që procesi që është zhvilluar brenda komunës ka qenë i plotësisht i rregullt”, thuhet më tej në njoftim.

Lidhja Demokratike e Kosovës, duke shpresuar në vendime të drejta dhe të bazuara në rregullativën ligjore që rregullon këtë fushë, beson se organet kompetente nuk do të bien pre e presioneve dhe kërcënimeve të askujt, por vendimet e tyre t’i nxjerrin në frymën e ruajtjes së integritetit zgjedhor dhe ruajtjes së besimit të qytetarëve në këtë proces. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori