Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka thënë se Qeveria Kurti gjatë 100 ditëve të qeverisjes ka ofruar strehë familjarëve dhe aktivistëve të saj në poste publike.
Shqipe Mjekiqi tha se Qeveria Kurti procesit të dialogut iu qas pa platformë.
“Qeveria iu qas dialogut pa platformë. Dialogu po shkon në formën teknike ku do të zvarris arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, tha Mjekiqi.
Ajo shtoi se kjo qeveri duhet të dëshmoj që po punon ngushtë me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shumë çështje në interes të vendit.
Ndërkaq, Izet Sadiku tha se programi i Qeverisë Kurti për shëndetësinë ishte vetëm 2 faqe. Ai tha se është premtuar vaksinimi masiv nga 15 qershori, por deri tani vetëm 2% të qytetarëve janë vaksinuar.
“Ne deri sot kemi vetëm 2% të qytetarëve të vaksinuar, kurse nga fillimi vetëm 9,4% kanë arritur të marrin dozën e parë të vaksinës. Qëllimi i vaksinimit në botë janë afatet e shkurta kohore e jo të gjata. Vendet e rajonit edhe pse i kane vaksinuar për kohë të shkurtër qytetarët kanë pasur probleme”, tha Sadiku, shkruan Telegrafi.
Ai shtoi se po ashtu premtim ka qenë që do të ketë edhe burime njerëzore. “Diku rreth 300 punëtorë shëndetësor janë larguar nga puna. Do të duhej Qeveria me gjet një mënyrë qe me i mbajte ata në sistem, sepse ka mungesë”, u shpreh Sadiku.
Sadiku më tej tha se ka mungesë të insulinave. “30 deri 40 mijë qytetarë janë të varur nga insulina që ka më shumë se një muaj që është mungesë. Ky është një lëshim i kësaj qeverie”, tha Sadiku.
Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj tha se qeveria ka filluar tu ofrojë strehë familjarëve, aktivistëve nëpër pozita publike.
“LDK konsideron se kjo po bëhet me qëllim të kapjes së ndërmarrjeve, institucioneve e agjencive. Një shqetësim është po ashtu që ministra e deputet e kanë kaluar kohën nëpër gjykata, e brenda 100 ditëve u përfunduan këto lëndë”, tha Manaj, shkruan Telegrafi.
Besian Mustafa duke folur për sektorin e ekonomisë tha se kjo qeveri ka bërë punë vetëm për veten e tyre dhe familjarët.
“Qeveria ka ndarë vetëm 6 milionë euro për gastronomi. Ndërmarrjet mbijetuan falë Pakos Ekonomike të gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020.Punë për vete e familjarët e tyre, por jo për qytetarët e vendit tonë”, tha Musatafa. Ai shtoi se kjo qeveri votat ua mori qytetarëve e bordet ia dhanë ‘dajve’.
E ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi u shpreh se në rrafshin e Kulturës, Rinisë e Sportit në ditën e parë ministri merr vendim për t’i anuluar konkurset programore pa asnjë kriter.
“Tash jemi në korrik dhe e shihni që jeta kulturore e trashëgimorë është e varfër në vendin tonë. Kemi zero promovim të vendit jashtë Kosovës”, tha Dumoshi.
Ajo shtoi se ka edhe zvogëlimi prej 50 për qind të mbështetjes financiare të federatave sportive.
“Jemi në vitin olimpik në Tokyo në gara ndërkombëtare dhe ministri merr vendim që të zvogëloj buxhetin. Kjo është skandal i madh, mbi të gjitha kontratat që kanë qenë për investime kapitale në sport janë ndërprerë”, u shpreh Dumoshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit

BFI: Dënojmë vendimin e Gjykatës Kushtetueses për nisjen e procedurës për deakreditimin e Medresesë Isa Beu

Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?