LAJMI I FUNDIT:

Lazim Destani: Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet e mia

Lazim Destani: Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet e mia

Afaristi dhe filantropi nga Tetova Lazim Destani, ka reaguar në lidhje me zërat se ai do të merr pjesë në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se angazhimi në sferën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e tij. Destani thotë se kontributi i tij do të mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike. Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime. Uroj nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve”, ka shkruar Destani në Facebook.


Ndryshe, emri i tij u përfol nga disa mediume si kandidat i mundshëm për kryeministër në Maqedoninë e Veriut.

Theksojmë se zgjedhjet kuvendare do të mbahen më 15 korrik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori