Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka komentuar pretendimet e Britanisë së Madhe për përfshirjen e Rusisë në helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal, që kulmoi me ultimatumin e vendosur nga Londra kundrejt Moskës për të dhënë shpjegime brenda kësaj të marte, sesi një agjent nervor i prodhuar në Rusi u përdor në atë sulm.
Lavrov ka theksuar se Britania e Madhe duhet t’i përmbahet Konventës për Parandalimin e Armëve Kimike dhe t’i sigurojë Rusisë qasje në mostrat e agjentit nervor që pretendohet të jetë përdorur për helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
“Sapo dolën thashethemet e ushqyera nga udhëheqësit britanikë mbi faktin se një substancë e prodhuar në Rusi është përdorur në helmimin e Skripalit, ne kërkuam menjëherë qasje në mostrat e kësaj substance, në mënyrë që ekspertët tanë të mund t’i analizojnë ato në përputhje me Konventën e Parandalimit të Armëve Kimike”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Kryediplomati rus theksoi gjithashtu se detyrimet e Britanisë nga kjo Konventë nënkuptojnë se, nëse ka dyshime se një substancë helmuese e ndaluar nga konventa është përdorur, atëherë shteti i dyshuar si prodhues i saj duhet kontaktuar, duke qenë se ky shtet ka të drejtën për të pasur qasje te mostrat e substancës dhe për t’i analizuar ato përmes ekspertëve të vet.
Gjithsesi, Moskës nuk i është dorëzuar ende asnjë kërkesë e tillë nga Londra, sipas diplomatit rus. Lavrov nënvizoi se Moska ka kërkuar qasje në të gjitha faktet dhe dokumentet lidhur me hetimin mbi këtë ngjarje, duke qenë se njëri prej viktimave, konkretisht Yulia Skripal, është shtetase ruse. Por, ai thotë se kërkesa e Kremlinit është refuzuar nga Britania. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjenerali ukrainas viziton ushtarët në rajonin rus: Nuk ka frikë nga rrethimi i forcave tona

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan – dhe pse kjo ka rëndësi

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Ish-pjesëtari i "Beretave të Kuqe" godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët