Sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez ka zbuluar ëndrrën e tij të madhe për të fituar çmimin më të madh individual në botën e futbollit, Topin e Artë.

Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të mbahet më 22 shtator dhe revista France Football ka nominuar 30 futbollistët që mund ta fitojnë këtë çmim këtë vit.


Njëri nga ta padyshim se është edhe kapiteni i Interit, Lautaro, i cili ka treguar se ëndërron ta fitojë këtë çmimin në të ardhmen.

A i falët anëtarët e jurisë së Topit të Artë 2024 që ju renditën të shtatën? Thatë, “Prisja më shumë”…

“Po. Prisja të ngrihesha më lart në renditje, duke qenë golashënuesi dhe lojtari më i mirë në Serie A, duke fituar Kupën e Amerikës, duke shënuar pesë gola, përfshirë golin e fitores në finale. Gjithashtu fitova Superkupën e Italisë, duke shënuar si në gjysmëfinale ashtu edhe në finale. E respektoj zgjedhjen e jurisë. Më pyetën se çfarë mendoja dhe unë u përgjigja. Unë jam ai që jam, nuk i fsheh kurrë ndjenjat e mia. Të paktën gjithçka është e qartë”.

A kishte të drejtë Lionel Messi kur tha se ti e meritoje, jo Rodri?

“Nuk e di. Çmimet individuale nuk janë të rëndësishme për mua. Ekipi ka më shumë rëndësi sesa lojtarët individualë, por kur marrim çmime individuale, kjo ndodh sepse bëjmë diçka të mirë për ekipin. Suksesi i ekipit tonë na lejon të jemi këtu, në këtë festë. Të qenit midis 30 më të mirëve është tashmë një shpërblim i madh, por unë ëndërroj të tregoj më të mirën time gjatë gjithë sezonit. Unë ëndërroj të fitoj Topin e Artë, një trofe shumë prestigjioz”.

A jeni nënvlerësuar?

“Ndonjëherë. Në fund të fundit, është çështje shijeje. Ndoshta është çështje imazhi, marketingu, të cilat nuk më sjell atë që meritoj. Por unë gjithmonë jap gjithçka për shokët e mi të ekipit, për fanellën e ekipit tim. Kjo është ajo që ka rëndësi. Përpiqem të arrij qëllimet e mia për të qenë në paqe me veten time. Në moshën 28 ​​vjeçare, jam shumë i kënaqur me karrierën time. Gjithmonë kam përparuar, kam përmirësuar lojën time dhe ende kam shumë për të mësuar. Po, përpiqem për një njohje më të madhe. Është e rëndësishme. Por mbi të gjitha, dua të shihem si një person i mirë, i sjellshëm që sillet gjithmonë në mënyrë korrekte”.

Ndihesh i nënvlerësuar?

“Ne e vlerësojmë veten kur luajmë, përparojmë dhe rritemi. Së pari, punojmë për veten tonë. Pastaj janë të gjithë ata që votojnë, flasin, analizojnë dhe japin mendimet e tyre. Ndonjëherë këta njerëz mund ta fillojnë ditën gabim dhe të thonë diçka të keqe për ty. Kjo është liria e fjalës - edhe të komentosh dhe kritikosh. Kur dikush thotë diçka negative për ty, të dhemb, por janë vetëm fjalë. Është subjektive - të gjithë mund ta vlerësojnë një lojtar si të dëshirojnë”.

Ku renditesh midis sulmuesve më të mirë në botë?

“Sigurisht në pesë të parët. Nuk dua të përmend emra. Secili i vlerëson lojtarët ndryshe, ka sulmues të një niveli shumë të lartë. Por ajo që kam bërë vitet e fundit më lejon të jem në mesin e pesë të parëve”, përfundoi sulmuesi i Interit.

telegrafi sport app