Royal Antwerp ka arritur të marrë një fitore tejet të mundimshme ndaj Dritës në Prishtinë në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadra belge triumfoi me shifrat 0-2, në një ndeshje ku vuajtën shumë përballë Dritës që luajti 180 minuta shumë të mira në dy sfidat.


Golin e parë për Antwerp e realizoi mbrojtësi i majtë kosovar Laurit Krasniqi dhe për këtë ai është shumë i emocionuar.

Laurit Krasniqi 1

Krasniqi kishte arritur në zonën e Dritës dhe u gjend bukur duke realizuar me kokë për 0-1.

Talenti kosovar ka mbetur pa fjalë me golin e shënuar, teksa Antwerp i ka publikuar një video në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Laurit Krasniqi 3

"Unë vetëm mund të ëndërroja për këtë moment... Nuk kam fjalë për të përshkruar", ka thënë Krasniqi derisa u përshëndet me familjarët e tij në stadiumin 'Fadil Vokrri\ dhe po shkonte drejt zhveshtoreve.

21-vjeçari ka debutuar këtë vit me ekipin e parë të Antwerpit, derisa shihet si një mbrojtës me të ardhme të ndritur. /Telegrafi/

telegrafi sport app