LAJMI I FUNDIT:

Lauka: Çështjen e Kosovës Putin e bën që ta mbajë Serbinë nën sqetull

Lauka: Çështjen e Kosovës Putin e bën që ta mbajë Serbinë nën sqetull

Islam Lauka,  njohës i politikës ruse dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka thënë se çështja e Kosovës për Rusinë nuk ka asnjë vlerë.

“Çështjen e Kosovës, Vladimir Putin e bën për ta mbajtur Serbinë nën sqetullën e vet dhe për ta përdorur si kartë presioni. Në njohjen e Krimesë nga Amerika dhe të Kosovës nga Rusia e mbrojnë pikëpamjen që nuk mund të ndodhë kjo. Kjo pasi Krimeja nuk është interes jetik i Rusisë”, pohon Lauka.

Lauka në “Zona B” të Klan Kosova ka thënë se Krimeja është rast i aneksimit me dhunë e marrjes së territorit të një shteti.


“Putini ka çështje më të nxehta që mund t’i fusë në ujdinë me Trumpin si afrimi i strukturave të NATO-s, problemi i Ukrainës, njohja e sferës së ndikimit rus në hapësirën ish-sovjetike. Në Serbi këto janë më shumë si makth si frikë që Putin dhe Trump mund të sakrifikojnë Serbinë. Qëndrimi i Rusisë dhe Putinit është i drejtuar kundër Perëndimit, Amerikës, BE-së”, tha ai.

Gjithë lufta e Putinit është kundër dyfytyrësisë perëndimore në Kosovë, sipas Laukës.

“Putin thotë se në Krime ka pasur shprehje të vullnetit të popullit kurse në Kosovë nuk ka pasur”, pohon ai më tej.

“E dyta qëllimi rus ndaj Kosovës ka qenë dhe mbetet përherë anti dhe është mbrojtur në Gjykatën Ndërkombëtare të Rusisë, me argumente që pavarësia e Kosovës është e paligjshme dhe shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare. Dhe sot thonë që ne nuk e njohim Kosovën por do ju mbështesim në luftën e juaj territoriale”, përfundon Lauka. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori