LAJMI I FUNDIT:

​Latifi: Së shpejti do të fillojë dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës

​Latifi: Së shpejti do të fillojë dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka njoftuar se shumë shpejtë do të fillojë dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës, në vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

Këtë deklarim Latifi e ka bërë gjatë një takimi me drejtorët e Klinikave të Kirurgjisë, bashkë me stafin përcjellës- kirurgëve, ku temë diskutimi ishte Transformimi Klinik i Shëndetësisë së Kosovës, përmes trajnimeve sub-specialistike të avancuara.


“Në këtë takim ministri Latifi shpalosi para kirurgëve projektin e sub-specializimeve për të gjitha klinikat e kirurgjisë, e që ka për qëllim trajnimin e kirurgëve për t’u bërë specialistë dhe udhëheqës akademik në procedurat dhe teknikat e avancuara me standarde ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Me këtë rast, ministri Latifi thuhet se ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë kirurgët dhe ka potencuar se “vetëm me involvimin e tyre personal dhe angazhimin serioz e vizionin e qartë të përgjithshëm për qeverisje të mirë për shëndetësi, ku në qendër të vëmendjes është pacienti, por edhe mirëqenia e gjithë personelit shëndetësor, do ta transformojmë shëndetësinë e Kosovës”.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si institucioni më i rëndësishëm shëndetësor në Kosovë dhe i vetmi terciar, me gjithë problemet e tanishme, shumë shpejt do të bëhet institucioni shëndetësor më kredibil, me profesionistë më të avancuar, ku qytetarët do të jenë të kënaqur me shërbimet shëndetësore.

Tutje, thuhet se të gjithë kirurgët janë shprehur të kënaqur me prezantimin e ministrit Latifi, për projektin e sub-specializimeve, dhe kanë deklaruar se janë të gatshëm të gjithë për bashkëpunim të ngushtë, vetëm për transformimin e sistemit shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori