LAJMI I FUNDIT:

Latifi i lumtur se ka arritur të jetë në top pesëshen e UFC-së: Çdo gjë është e mundur nëse luftoni për atë

Latifi i lumtur se ka arritur të jetë në top pesëshen e UFC-së: Çdo gjë është e mundur nëse luftoni për atë
Momenti i fitores së madhe nga Latifi në UFC (Foto: Ilir Latifi Twitter)

Java e fundit e muajit shkurt të vitit 2018 është një nga ato që Ilir Latifi nuk do ta harrojë kurrë.

Kjo pasi puna e madhe ndër vite i është shpaguar me sukses botëror.

Latifi nuk trembet, i kërkon përballje kampionit Cormier dhe i falënderon të gjithë edhe në gjuhën shqipe
Lexo po ashtu Latifi nuk trembet, i kërkon përballje kampionit Cormier dhe i falënderon të gjithë edhe në gjuhën shqipe

Pas fitores ndaj Ovince Saint Preux, UFC ka publikuar renditjen e re dhe shqiptari është në top pesëshe, duke i dhënë kështu mundësinë atij të luftojë për titullin në kategorinë e ulët të peshave të rënda.


Lista prihet nga kampioni Daniel Cormier, të cilit Latifi i ka kërkuar përballje menjëherë pas fitores ndaj ‘OSP’-së.

Renditja e plotë në top pesëshe (Foto: Ilir Latifi Twitter)

34-vjeçari nga Kosova, por që garon si sportistë i Suedisë është ngjitur nga vendi i tetë në të pestin dhe për këtë është shprehur i lumtur:

“Duke u ngjitur në botë dal ngadalë. Nga Rosengardi (Suedi) në top pesëshen e sportistëve në UFC. Shpresoj të jem model për fëmijët që rritet në zona me më pak fat, çdo gjë është e mundur nëse luftoni për atë!”, ka shkruar Latifi në Twitter.

Para kësaj arritje sportisti shqiptar i artëve të përziera marciale ka postuar një video animacion në Instagram, ku ai i kërkon përballje kampionit Cormier, por ky i fundi frikësohet për ta pranuar. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BfrGHy5FTtw/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori