LAJMI I FUNDIT:

Latifi dhe shefi i misionit të OSBE-së diskutojnë për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19

Latifi dhe shefi i misionit të OSBE-së diskutojnë për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka zhvilluar takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Siç njoftohet, në këtë takim, ministri Latifi e ka njohur Ambasadorin me angazhimet e MSh-së ndërlidhur me situatën rreth COVID-19, me fokus në procesin e vaksinimit të popullatës dhe projektet e angazhimet e tjera, me qëllim të sigurimit të qasjes komplete në shërbime shëndetësore, në veçanti për popullatën në zona më periferike dhe më të thella përmes teknologjisë së telemjekësisë.

Ambasadori Davenport ka theksuar se misioni i OSBE-së në Kosovë mbetet i fokusuar në fushën e ndërtimit të demokracisë, respektimit të drejtave të njeriut dhe në fushën e sigurisë e bashkëpunimit, ndërsa shprehu gatishmërinë e misionit për të ndihmuar në segmente të ndryshme në fushën e shëndetësisë që kanë të bëjnë me shërbimet që ofrohen tek komunitetet në teren.


Latifi dhe Ambasadori Davenport kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit të të gjithë popullatës në Kosovë dhe jo vetëm në rastin e Covid-19, derisa synim i përbashkët është  mbulimi me vaksinimin i të gjitha komuniteteve që jetojnë Kosovë, përfshirë edhe grupet më të cenueshme.

Ata u pajtuan për një bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen në ato fusha ku ka nevojë për intervenime që rrisin besimin dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore nga të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori