LAJMI I FUNDIT:

Largohet NEWBORN, rikthehet me pamje të re për 17 shkurt

Largohet NEWBORN, rikthehet me pamje të re për 17 shkurt

Ideatori i obeliskut të pavarësisë së Kosovës ‘NEWBORN’, Fisnik Ismaili ka thënë se “NEWBORN” sivjet po e merr trajtimin që e ka merituar dhe e ka pritë tash e 10 vjet.

Ismaili në një postim në rrjetin sociale Facebook shkruan se NEWBORN-it do të kthehet këto ditë me pamje të re.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, shkruan Ismaili në Facebook. /Telegrafi/