LAJMI I FUNDIT:

Largime nga puna në AMD

Largime nga puna në AMD

Rory Read, drejtori i ri ekzekutiv i AMD-së, publikoi planet e ndërmarrjes për vitin e ardhshëm.

Hapi i parë ka të bëjë me rritjen e efikasitetit të proceseve interne afariste të AMD-së, por edhe plani i kursimit i cili përfshin largimin e 10 për qind të fuqisë punëtore.

Largimet do të duhej të përfundojnë deri në fund të çerekut të parë të vitit të ardhshëm, e kompanisë do të ia kursejnë 200 milion dollarë të cilët më pastaj sipas të gjitha gjasave do të investohen në zhvillimin e çipave me efikasitet më të lartë teknologjik, rritjen në tregjet në zhvillim dhe praninë më të madhe në cloud computing. AMD do të bashkëpunoj më ngushtë edhe me GlobalFoundries në zhvillimin e proceseve modern të prodhimit, ashtu që të mund ti konkurroj sa më mirë Intelit. /Telegrafi/