Presidenti i Barcelonës Joan Laporta këmbëngul se klubi dëshiron të mbajë Ronald Araujon, i cili është në bisedime me drejtorët e klubit pas interesimit të madh që erdhi nga Juventusi dhe kërkesës së lojtarit për tu larguar.
Barcelona shpreson të bindë Araujo që të qëndrojë në klub pasi uruguaiani mori një ofertë nga klubi i Serie A, Juventus.
Mediat shkruajnë se Araujo dëshiron të transferohet në Torino këtë muaj, por Laporta dëshiron që ai të qëndrojë.
“Ne duam që lojtarët tanë të jenë të dobishëm dhe të qëndrojnë me ne. Ai ka një kontratë dhe ne duam që ai të qëndrojë”.
“Ai po flet me drejtorët e klubit. Ne e vlerësojmë atë personalisht dhe profesionalisht. Ne kemi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të këndshme me të. Ka vend që të gjithë të marrin një vendim të kënaqshëm”, ka thënë Laporta.
Araujo së fundmi është rikthyer në fushë pasi pësoi një dëmtim dhe operimi verën e kaluar.
Kontrata e tij skadon në vitin 2026, por bisedimet mes Barcelonës dhe rrethit të tij kanë ngecur.
Juventusi është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për të zëvendësuar të dëmtuarin Gleison Bremer./Telegrafi/