LAJMI I FUNDIT:

Laporta: Barca po shkatërrohet, bordi të japë dorëheqje

Laporta: Barca po shkatërrohet, bordi të japë dorëheqje

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i ka bërë thirrje bordit të klubit që të japë dorëheqje për shkak të manipulimeve dhe gënjeshtrave.

Laporta humbi garën për president në vitin 2015 ndaj Josep Maria Bartomeut pasi katalanasit fituan tripletën, teksa ai vet mbajti pozitën nga viti 2003 deri në vitin 2010.

“Nëse bordi dorëhiqet tash, definitivisht se do të merrja pjesë në zgjedhje”.


“Problemi është se mandati i bordit aktual përfundon në vitin 2021. Nëse ata shkojnë tani, atëherë jam gati. Por, nëse ata vazhdojnë edhe për tri ose katër vjet, atëherë nuk e besoj”.

Lajmet e fundit nga Barcelona
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Barcelona

“Ne të gjithë kemi momentin tonë. Tani për tani unë jam më i freskët, por nëse unë nuk mund të kandidoj, do të përkrah të duhurin. Dua dikë me ide të qarta një shembull që mund të ndaj mendimin njëjtë me të. Një njeri që i besoj”.

“Ne ua kemi lënë atyre në dorë Barcën më të mirë në histori dhe ata krejt këtë kohë janë marrë me shkatërrimin e klubit”.

“Barcelona është kidnapuar, është peng i intoksifikimit, manipulimit dhe gënjeshtrave të këtij bordi”.

“Unë kërkoj largimin e tyre. Nëse ata do të kishin turp, do të dorëhiqeshin. Nëse ata do të kishin turp ata do të largoheshin në momentin që u mësua që bënë marrëveshje me një prokuror për të bërë klubin, jo ata, fajtor për rastin e Neymarit”, deklaroi Laporta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori