Në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, në zemër të Prishtinës u mbajt ceremonia zyrtare e lansimit të Kartës Rinore Evropiane (EYCA) në Kosovë – një hap historik për fuqizimin e të rinjve të moshës 15-29 vjeç. 

Me këtë lansim, Kosova bëhet shteti i 36-të anëtar i rrjetit evropian EYCA, duke iu bashkuar një komuniteti të gjerë prej më shumë se 9 milionë të rinjsh nga e gjithë Evropa.


Karta Rinore Evropiane ofron qasje në qindra përfitime konkrete: zbritje në udhëtime, kulturë, edukim, arsim, shërbime, dhe aktivitete të ndryshme rinore – brenda dhe jashtë vendit. 

Ceremonia mblodhi së bashku të rinj entuziastë, partnerë të biznesit dhe figura kyçe institucionale që mbështesin fuqizimin e rinisë.

Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë fjalime inspiruese nga: 

-Znj. Flatra Thaqi, përfaqësuese e organizatave zbatuese të projektit në Kosovë: BONEVET, Kosova Makers League dhe KosovaIdeas

-Z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, 

-Z. Xhevat Bajrami, Drejtor i Departamentit të Rinisë në kuadër të MKRS, 

-Znj. Corina Pirvulescu, përfaqësuese e Asociacionit të Kartës Rinore Evropiane (EYCA), 

-Znj. Fjolla Çunaku, përfaqësuese e partnerit zyrtar Rave Travel. 

Në fjalën e saj, znj. Thaqi theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së të rinjve të Kosovës me bashkëmoshatarët e tyre në Evropë përmes përvojave të përbashkëta, mobilitetit dhe pjesëmarrjes aktive në jetën kulturore dhe sociale. 

Ky moment shënon fillimin e një epoke të re për të rinjtë e Kosovës – epokës së mundësive të barabarta, përfshirjes evropiane dhe fuqizimit të rinisë si forcë ndryshimi në shoqëri.

Karta Rinore Evropiane në Kosovë është më shumë se një kartelë – është një pasaportë drejt përvojave të reja, zhvillimit personal dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Për më shumë informata dhe për të aplikuar për kartelën, të rinjtë mund të vizitojnë: www.kartarinore.com 

Karta është tashmë aktive dhe mund të përfitohet nga të gjithë të rinjtë në të gjithë territorin e Kosovës. 

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: 

kartarinore@bonevet.org 

Facebook,Instagram dhe LinkedIn:

Tel: +383 48 515 225