Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Joern Rohde sot u mbajt takimi për lansimin e përditësimit të platformës EDI të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ministri Hekuran Murati falënderoi ambasadorin gjerman në Kosovë Joern Rohde për ndihmën që shteti gjerman ka dhënë për digjitalizimin dhe avancimin e platformës EDI në Administratën Tatimore të Kosovës.
Kjo platformë deri më tani është shfrytëzuar vetëm për të deklaruar obligimet tatimore në ATK si dhe ato pensionale në Fondin Pensional.
Në njoftim thuhet se me këtë përditësim të platformës EDI, bizneset deklarimet do t’i bëjnë vetëm në ATK, pa qenë nevoja të dërgojnë kopje të forta në Këshillin për Raportim Financiar.
Gjithashtu, gjatë takimit u theksua se ATK dhe KRF me sistemin e ri do të jenë në gjendje që të bëjnë analiza të ndryshme nga Pasqyrat Financiare që i marrin nga tatimpaguesit apo bizneset. Përveç kësaj, këto të dhëna do të publikohen në faqen e KRF-së, të cilat do të jenë burim për shfrytëzim edhe nga Universitetet dhe institucione të ndryshme.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde theksoi se “Ky është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe drejt uljes së barrës administrative mbi bizneset. Në të njëjtën kohë, ky hap është gjithashtu thelbësor për t’i dhënë mundësi institucionit të përdorë dhe publikojë të dhëna në përputhje me kërkesat ndërkombëtare për transparencë. Kjo do të thotë që, bizneset ndërkombëtare të interesuara për bashkëpunim me një biznes kosovar, tani përmes kësaj platforme mund të gjejnë informacione të hollësishme rreth bizneseve kosovare”
Më tej në njoftim thuhet se avancimi i sistemit EDI është një hap më shumë drejt digjitalizimit të ATK-së, gjë që është në përputhshmëri me objektivën e Qeverisë për rritjen e transparencës dhe efikasitetit të institucioneve duke zvogëluar barrën administrative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës