LAJMI I FUNDIT:

Lansohet fushata ‘me letra’ për legalizimin e armëve

Lansohet fushata ‘me letra’ për legalizimin e armëve

Ministria e Punëve te Brendshme ka lansuar fushatën për legalizimin e armëve me moton “me letra”, nga 17 dhjetor deri në 17 qershorin e vitit 2019.

Koordinatori i Strategjisë për kontrollimin e armëve të vogla, dhe të eksplozivëve, Izmi Zeka, tha se ky proces është me rëndësi për Kosovën dhe një prej prioriteteve të MPB në adresimin e saj për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

Sipas tij, ndonëse Kosova ka bërë progres në kontrollin e armëve ende mbetet sfidë kontrollimi i armëve, derisa ka theksuar se Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 14 mijë armë.


Zeka tuje tha se përdorimi i armëve të vogla dhe të lehta paraqesin kërcenim për qytetarët dhe jetën e tyre dhe gjendjen socio-ekonomike.

Kurse, Riza Shillova nga Departamenti për Hetime në Policinë e Kosovës tha se posedimi i armëve ka shkaktuar numër të madh të veprave penale, ndërsa procesi për dorëzimin dhe legalizimin e tyre ndikon në uljen e vrasjeve.

“31 vrasje janë kryer nga armët e zjarrit. Kemi konfiskuar armë edhe pse ky trend i konfiskimit ka rënë. Në vitin 2017 kemi 1200 armë të konfiskuara, kurse ne vitin 2018 kemi 1171 armë rreth 13 mijë copë municione dhe këto shifra tregojnë se kemi sasi të madhe të armëve që i posedojnë qytetarët”, tha ai.

Kurse, Alessandra Roccasalvo nga UNDP u shpreh se posedimi i armëve të vogla në tërë botën dhe regjion po e vë në rrezik sigurinë publike, zhvillimin ekonomik dhe po merr jetë.

Ajo shtoi se Kosova është vend i sigurt me një shoqëri të sigurt dhe se mund të jetë model dhe pikë referente për rajonin.

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori