Apple ka njoftuar një hyrje të re në gamën e re të iPhone-ëve të këtij viti, iPhone Xr.

iPhone XR, i cili u njoftua së bashku me iPhone Xs dhe iPhone Xs Max të ri, ndan shumicën e teknologjisë së telefonave më të fuqishëm, por vjen me një lloj tjetër të ekranit.


screen shot 2018 09 12 at 11 28 00 am

iPhone Xr vjen në tre konfigurime magazinimi: 64GB, 128GB dhe 256GB. Xr do të kushtoj 749 dollarë.

Për sa i përket harduerit, iPhone Xr vjen i instaluar me procesorin më të fundit të Apple 7nm A12, ndërsa ekrani Liquid Retina është me përmasë 6.1 inç, i cili është më i madh se ai i instaluar në iPhone Xs, megjithatë paneli është LCD dhe jo një OLED.

screen shot 2018 09 12 at 11 27 33 am

Kamera e iPhone Xr paketon një konfigurim me një lente të vetme - e njëjta kamerë me kënd të gjerë që është instaluar në iPhone Xs.

1536777140 iphone xr camera story

Jetgjatësia e baterisë, në krahasim me iPhone 8 Plus, është përmirësuar për 90 minuta. Ju mund të para-porositni telefonin më 19 tetor, dhe do të jetë në dispozicion më 26 tetor. Xr vjen në ngjyre të zezë, të bardhë, të kuqe, të verdhë, koral dhe blu./Telegrafi/