Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha i shoqëruar nga menaxhmenti dhe Bordi, i ka dorëzuar përfaqësuesit të familjes Jashari, Rifat Jashari, pullat e para postare nga emisioni i titulluar “ 20 Vjetori i Lavdisë “.
Po ashtu, familjes Jashari i janë dhuruar edhe pullat postare të gravuara në pllakë bronzi dhe të kornizuara.
Me këtë rast, Hoxha deklaroi se është krenari për Postën e Kosovës dhe të gjithë punonjësit e saj, që përmes emetimit të këtyre dy pullave postare të nderohet vepra heroike e familjes Jashari.
“Sakrifica sublime e familjes heroike Jashari, i frymëzoi dhe i mobilizoi shqiptarët për ta vazhduar luftën e armatosur deri në çlirimin e Kosovës. Prandaj, këto dy pulla postare i dedikohen Epopesë së UÇK-së e cila ishte dhe mbeti rast unik në historinë botërore”, tha Hoxha.
Qëndresa heroike e Jasharajve të Prekazit më 5, 6 dhe 7 mars 1998, është Epopeja më e lavdishme e luftës heroike të UÇK-së, ku pas tre ditë luftimesh në mbrojtje nga sulmi i forcave pushtuese serbe, bien heroikisht 59 dëshmorë, Komandanti Legjendar Adem Jashari së bashku me familjarë e farefis.
Këto dy pulla postare janë plotësim i njëra tjetrës. Njëra mbart imazhin e pamjes së flakës së luftës në kullat e qëndresës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari me familjarë, ndërsa pulla tjetër paraqet imazhin e mbetjeve të kullave dhe gjurmëve të lavdisë së tyre.
Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat kombëtare. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq