LAJMI I FUNDIT:

Land Rover zbulon Range Rover Sport prej 80,000 funtesh – duke e testuar në ‘rrugët më ekstreme’

Land Rover zbulon Range Rover Sport prej 80,000 funtesh – duke e testuar në ‘rrugët më ekstreme’

Pronarët e Land Rover ishin aq të sigurt për aftësitë në terrene të vështira të gjeneratës së tij të tretë Range Rover Sport, saqë angazhuan një “shofere eksperte” për të vozitur një të tillë.

Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë vozitje në kushte normale – por kundër një përmbytjeje të rrëmbyeshme uji – deri te një derdhje e një dige të madhe në Islandë, përcjell Telegrafi.

Marifeti epik për të shënuar premierën globale të performancës së re luksoze 4X4 të ndërtuar nga Britania e Madhe u zhvillua në Digën Karahnjukar ku rrjedha e ujit zhvillohet me kapacitete shumë të mëdha.


Një performancë e tillë u krye nga shoferja e marifeteve të 007, Jessica Hawkins, suksesi i së cilës ishte projektuar për të nxjerrë në pah aftësinë mbresëlënëse dinamike dhe jashtë rrugës të SUV.

Kjo performancë erdhi edhe me një udhëtim aventuresk përgjatë peizazhit vullkanik të ishullit duke sfiduar një sërë ngjitjesh shkëmbore dhe jo vetëm.

Me çmim nga 79,125 £ (rreth 92,400 euro), ky model del në shitje me një gamë motorësh hibrid plug-in benzinë-elektrike (PHEV), benzinë dhe naftë, me dërgesat e para nga shtatori.

Ndërkohë një variant i pastër elektrik me emetime zero do të lansohet brenda dy viteve në vitin 2024. /Telegrafi/