Këngëtarja e njohur, Lana Del Rey, ka nevrikosur një numër të madh të fansave, të cilët i takoi në Los Angeles.

35-vjeçarja është parë e veshur me plot stil, por ajo që mori vëmendje ishte maska e saj prej një rrjete të thjeshtë, shkruan Daily Mail.


Përfaqësuesit e po të njëjtit vend kanë kërkuar që në vende publike e personale të mbahen maska mbrojtëse.

33931794 8800959 Chirpy Lana Del Rey was seen out heading to Barnes Noble to sign a 24 1601721201827

Por, jo të tillë sikurse të artistes, pasi hapësirat e rrjetës e lehtësojnë edhe më shumë infektimin me virus.

Kështu në rrjete sociale kanë shpërthyer postime duke e konsideruar atë të papërgjegjshme, pasi ajo e rrezikonte veten dhe fansat.

33934168 8800959 image m 42 1601721509805

“Pse është ajo në mesin e një numri të madh të njerëzve me një maskë të tillë. Unë dua Lana, por kjo është papërgjegjshmëri”, është shprehur një prej komentuesve.

Përpos shkrimeve, kanë qarkulluar edhe një sërë imazhe të cilat e fokusonin më shumë maskën e saj. /Telegrafi/

33934128 8800959 Anger Lana Del Rey has angered fans after she wore a mesh face m a 61 1601722340838