Matthijs de Ligt u ka thënë lamtumirë tifozëve të Juventusit, pas zyrtarizimit të kontratës me Bayern Munichun.
Holandezi u largua nga Ajaxi në verën e vitit 2019 për të nënshkruar me Zonjën e Vjetër, ku regjistroi 117 paraqitje dhe ndihmoi që skuadra e tij ta fitonte një Scudetto, një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.
23-vjeçari u bë mbrojtës më i kompletuar te bardhezinjtë falë punës së ngushtë me dyshen Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.
The time has come to close a very beautiful chapter in my career. Massive thanks to the entire @juventusfc family, club, coaches, players, staff and fans for the love you’ve shown to me. Was an honour to fight by your side and play for this team. Sarete sempre nel mio cuore 🤍🖤 pic.twitter.com/ELPbVY32PT
— Matthijs de Ligt (@mdeligt_04) July 19, 2022
Duke postuar një video të kohës së kaluar te Juve, De Ligt i ka falënderuar tifozët dhe u ka thënë lamtumirë.
“Erdhi koha për të mbyllur një kapitull shumë të bukur të karrierës sime. Falënderime të mëdha për gjithë familjen e Juventusit, klubin, trajnerët, lojtarët, stafin dhe tifozët për dashurinë që ma kanë dhënë”.
“Ishte nder të luftoja krah jush dhe të luaja për këtë skuadër. Do të jeni gjithmonë në zemrën time”, ka thënë De Ligt. /Telegrafi/