LAJMI I FUNDIT:

Lampard mund të kthehet si trajner i përkohshëm te Chelsea

Lampard mund të kthehet si trajner i përkohshëm te Chelsea

Chelsea është afër një marrëveshjeje për të emëruar Frank Lampard si trajner të ri të tyre, por përkohësisht deri në fund të sezonit.

Klubi londinez është duke punuar për një marrëveshje e cila do të bënte që Lampard do të kthehej në “Stamford Bridge”, pasi ai ishte prezent në stadium në mbrëmje për të parë Chelsean në barazimin 0-0 ndaj Liverpoolit.

Lampard ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Everton në janar. Ai më parë drejtoi Chelsean nga korriku 2019 deri në janar 2021, përpara se të shkarkohej dhe të zëvendësohej nga Thomas Tuchel.


Një kërkim për një pasardhës të përhershëm të Graham Potter do të vazhdojë në javët në vazhdim.

Kërkimi për trajnerin e ri të Chelseat po udhëhiqet nga drejtorët sportivë të klubit Laurence Stewart dhe Paul Winstanley, përpara se të merret një vendim përfundimisht nga bashkëpronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali.

The Athletic raportoi të martën se Roberto De Zerbi i Brighton nuk është në garë për të qenë trajneri i ardhshëm i Chelseat.

Luis Enrique e do pozitën e trajnerit te Chelsea
Lexo po ashtu Luis Enrique e do pozitën e trajnerit te Chelsea

Luis Enrique dhe Julian Nagelsmann, janë dy emrat më të pëlqyer nga Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori