LAJMI I FUNDIT:

Lame ironizon: Nëse UÇK-ja është kriminale, atëherë duhet t’i kërkojmë falje Millosheviqit

Lame ironizon: Nëse UÇK-ja është kriminale, atëherë duhet t’i kërkojmë falje Millosheviqit

Ish-gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lame, duke ironizuar ka thënë se nëse Gjykata Speciale do ta vlerësojë që UÇK ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, atëherë shqiptarët duhet të ulen në gjunjë për t’i kërkuar falje Millosheviqit që e kanë shqetësuar.

“Duhet t’i thonë hajde merre Kosovën se paskemi gabuar rëndë”, u shpreh Lame.

“Nëse Gjykata Speciale do ta vlerësojë që UÇK-ja paska qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, atëherë del një problem shumë i thjeshtë, të gjithë shqiptarët duhet të bien në gjunjë dhe t’i kërkojnë falje Millosheviqit që e kanë shqetësuar dhe kanë luftuar. Unë jam kryelartë për ata burra që janë në Hagë. Unë këta i kam njohur në frontin e luftës, duke e kryer detyrën e tyre ndaj atdheut”, deklaroi Lame.


Madje, Lama thotë se prokurorët e Gjykatës Speciale, kanë sjellë nga shtetet e tyre shembullin për krim të organizuar.

“Me sa kam kuptuar unë, këta prokurorët janë ngatërruar me vetveten. Meqë vinë nga shtete të ndryshme, kanë parë organizime të krimit, mafies dhe duan ta etiketojnë sipas shembullit të vendit të tyre. Nuk është se gjetën tek ne diçka të re, e sjellin përvojën nga vendi i tyre dhe përpiqen ta montojnë tek ne”, u shpreh më tej Lame.

Mes tjerash, Lame vlerësoi që dështimi ka filluar nga largimi i Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith, nga rastet e hetimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.

“Absolutisht është arratisur nga detyra, u arratis nga ajo që montoi për të mos qenë pjesë e dështimit”, u shpreh Lame në Tëvë1.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori