LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini paralajmëron pronarët e Aventador SVJ për lëshimin që është bërë gjatë prodhimit

Lamborghini paralajmëron pronarët e Aventador SVJ për lëshimin që është bërë gjatë prodhimit

Mund të duket si një lëshim i thjeshtë, por mund t’i kushtojë personave që mbesin brenda makinës

Vëmendja e duhur gjatë punës, duhet të jetë primare në çdo veprimtari, e veçanërisht te punonjësit që merren me prodhimin e veturave, transmeton Telegrafi.

Në linjën e prodhimit në Lamborghini, punonjësi e ka bërë një lëshim pa dashje dhe tani janë paralajmëruar pronarët e Aventador SVJ, se janë afektuar 26 makina të këtij lloji. Raportohet se punonjësit nuk e kanë montuar si duhet një kabllo, që lidh dorezën e pjesës së brendshme.

Megjithëse është ëtrësisht funksionale, ka mundësi të bllokohet dhe të mos mund të hapet, duke ngjallur rrezik, nëse makina përfshihet nga zjarri apo ndodhë ndonjë aksident. Por, dera mund të hapet nga jashtë, sepse dorezat nuk janë të lidhura mes vete.

Kjo është arsyeja pse makina është në defekt dhe Lamborghini po kërkon që të kthehen prapa të gjitha këto makina që janë prodhuar nga dhjetori deri në janar, në mënyrë që të rregullohen dhe të jenë në gjendje të mirë. /Telegrafi/