Edhe pse këngëtarët dhe aktorët holivudian mbeten personat më të ndjekur nga miliona njerëz nga e mbarë bota, vend të veçantë kanë filluar të zënë edhe fëmijët e pasanikëve nga vendet e ndryshme të botës.

Kështu është duke e ndodhur edhe me fëmijët e pasanikëve të Rusisë, të cilët në llogarinë “The Russian Rich Kids” postojnë fotografi nga vende të ndryshme botës, në të cilat shfaqen duke pozuar me vetura luksoze, aeroplanë e helikopterë privat, transmeton Telegrafi.


Por, aty nuk mungon as alkooli, lakuriqësia, rrobat e shtrenjta e tufat me para të ndryshme. Në fotogalerinë e postuar më poshtë mund t’i shihni disa nga fotografitë, ku këta të rinj shfaqen në plazhe të bukura, jahte e madje edhe në suitat e tyre të hoteleve me pesë yje.

Por, derisa shumica e bashkëmoshatarëve ëndërrojnë për një pushim shtatë ditor në ndonjë ishull të veçantë, këta të rinj nga Rusia nuk hezitojnë të shpenzojnë mijëra dollarë në veshmbathje të markave të njohura. /Telegrafi/

2 30

3 23

4 20

5 16

6 16

7 13

8 8

9 8

10 6

11 6

12 3

13 3

14 3

15 3