LAJMI I FUNDIT:

​Lajçak takon Vuçiqin në Beograd, flasin për hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

​Lajçak takon Vuçiqin në Beograd, flasin për hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është pritur sonte në takim në Beograd nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit nuk ka pasur deklarime për media, por Vuçiq përmes një postimi në Instagram, ka thënë se biseduan për hapat konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë.

“Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që konkretisht dhe me vendosmëri të angazhohet në çështje thelbësore të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, takimi vjen pas konfirmimit nga ana e BE-së për mbajtjen e raundit të ardhshëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë më 19 mars në Bruksel./Telegrafi/