Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka thënë se çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut.
Sipas tij, nëse Kosova dëshiron ta bëjë pjesë të dialogut, atëherë i takon Kosovës të propozojë këtë dhe pastaj të shihet nëse do të pajtohet edhe Serbia, sepse janë palët ato që vendosin se çka është pjesë e agjendës.
“Unë nuk e detyroj askënd sepse me të vërtetë besoj që ju dëshironi të normalizoni marrëdhëniet dhe roli im është që të ndihmoj në këtë proces”, tha Lajçak.
Lajçak ka shtuar se kjo temë asnjëherë nuk është propozuar zyrtarisht apo formalisht.
Mirosllav Lajçak ndërkohë ka folur edhe për listën e detyrave të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që nuk janë realizuar ende.
“Unë i kam dy lista, një për Qeverinë e Kosovës dhe një për atë të Serbisë, por partnerët e mi veç e dinë mirë këtë listë, dhe e azhurnoj rregullisht. Nuk dua ta prezantoj këtë listë publikisht, atë e ndaj vetëm me shtetet anëtare, dhe kur flasim me to, në rastin e Serbisë e kemi Kapitullin 35, ndërsa kemi mekanizma të tjerë për Kosovën”, tha ai.
Këto deklarata Lajçak i ka bërë në emisionin “Kallxo Përnime”, ku është pyetur se a mendon që do të jetë negociatori apo lehtësuesi i fundit që do t’u kërkohet t’i besojmë.
“Mandati im specifik thotë normalizimi dhe marrëveshja ligjërisht obligative, dhe u jap fjalën që do të bëj gjithçka që është e mundur në kuadër të mandatit tim që të arrij deri te këto synime”, tha ai.
Lajçak është pyetur edhe për votimin për herë të katërt në jug të Serbisë, në Bujanovc.
“Siç pres nga njerëzit e tjerë që të respektojnë mandatin dhe kompetencat e mia, njëjtë nuk dua të përzihem në mandatet apo përgjegjësitë e të tjerëve, prandaj po pres që të shoh qëndrimet e palëve të përfshira në këtë proces, si OSBE por edhe Delegacioni i BE-së në Serbi, pra po pres që së pari të shoh vlerësimet e tyre të situatës”, tha ai./Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025