Lady Gaga solli një dramë të madhe në premierën e së martës në Mbretërinë e Bashkuar të filmit "House of Gucci", e veshur me një fustan ngjyrë vjollce.

Pamja e saj në tapetin e kuq u pajis me një pelerinë magjepsëse dhe Gaga e shfrytëzoi në maksimum duke pozuar në formën më të mirë.


Ylli i popit dhe aktorja, 35 vjeçe, e kombinoi fustanin me nuancë rrushi me doreza shkëlqyese, gete deri te kofshët dhe çizmet të larta me platformë – e mahnitshme, natyrisht.

lady gaga house of gucci295

Ajo e kompletoi kombinimin e saj me shumë bizhuteri diamanti Tiffany & Co. – duke përfshirë byzylykë, vathë gjigantë, një unazë dhe një qafore – plus grim sysh të errët në të njëjtën nuancë vjollce.

E pranishme ishte gjithashtu Salma Hayek, e cila jo vetëm që shfaqet në film, por gjithashtu është e martuar me François-Henri Pinault - CEO i Kering, kompania mëmë e Gucci. /Telegrafi/

lady gaga house of gucci296

lady gaga house of gucci297

house of gucci cast

lady gaga house of gucci294