LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga organizon koncert më 18 prill që do të transmetohet në platformat ‘online’

Lady Gaga organizon koncert më 18 prill që do të transmetohet në platformat ‘online’
Lady Gaga (Foto: Presley Ann/Getty Images for Haus Laboratories/Guliver)

Lady Gaga, së bashku me grupin “Global Citizen”, kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollar për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Fondet do të shërbejnë për pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë dhe do të mbështesin përpjekjet për të zhvilluar ilaçe dhe vaksina, shkruan BBC.

Gaga gjithashtu njoftoi se ka organizuar një koncert, i cili do të mbahet me 18 prill, për të njohur përpjekjet e punonjësve shëndetësorë për të luftuar Covid-19.


Lady Gaga mbledh 35 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit me COVID-19
Lexo po ashtu Lady Gaga mbledh 35 milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit me COVID-19

Duke folur në një konferencë për shtyp të hënën, Gaga tha se dëshironte të theksonte “mirënjohjen e thellë” që ajo dhe shumë të tjerë ndiheshin ndaj komunitetit mjekësor për punën e tyre në luftimin e pandemisë coronavirus.

Lady Gaga (Foto: Kevin Mazur/Getty Images for Haus Laboratories/Guliver)

“Zemra ime është bërë mal duke parë se si  infermierët flenë në vetura për t’u siguruar që nuk infektojnë familjet e tyre ose pacientët e tyre”, tha këngëtarja, emri i vërtetë i të cilit është Stefani Germanotta.

Koncerti, i cili do të organizohet nga ajo, do të transmetohet në të gjitha platformat e mediave sociale, duke përfshirë edhe YouTube.

Billie Eilish, David Bechkam, John Legend, Kerry Washington, Priyanka Chopra Jones, Shah Rukh Khan dhe të infektuarit nga Covid-19 Idris dhe Sabrina Elba, janë të famshmit të cilët do të marrin pjesë në koncertin i cili do të transmetohet në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori