Gara për ‘Këpucën e Artë’ në Ligën Premier për sezonin 2017-18, pritet të jetë e ngushtë.

Harry Kane që ishte fitues sezonin  shkuar kishte arritur që për 30 ndeshje të gjejë portën 29 herë, duke e lënë pas Romelu Lukaku që kishte shënuar 25 gola në 37 ndeshje me Evertonin.


Këtë vit në garë do të futen edhe sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata dhe ai i Arsenalit, Alexandre Lacazette, që po bëjnë mirë në këtë fillim sezoni.

morata 1 1

Lacazette shënoi dy herë ndaj West Bromëich Albion duke u ngjitur në top-10 të shënuesve më të mirë.

Aktualisht pas gjashtë ndeshjeve ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ai i Manchester United, Lukaku dhe Morata kanë nga gjashtë gola.

aguero 1 1

Me pesë gola vijnë Raheem Sterling dhe Jamie Vardy.

Sipas kompanive të basteve, favorit për të fituar në fund është Lukaku.

Pas tij vijnë Harry Kane, Sergio Aguero dhe Alvaro Morata. /Telegrafi/

TOPP

telegrafi sport app