Gjykata e Posaçme lë në qeli të 10 të arrestuarit për laboratorin e kokainës, i cili u zbulua të premten e kaluar në Qerekë.
Një nga të arrestuarit si pjesë e një grupi kriminal që prodhonte dhe trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ka mehur akuzat, shkruan A2 CNN.
Shtetasi nga Venezuela, i cili përfundoi në pranga pas operacionit të së premtes në darkë, ka deklaruar në sallën e gjyqit se në Shqipëri ndodhet pasi do të kryejë një operacion për mbjelljen e flokëve, shërbim për të cilin kishte prenotuar në një klinikë estetike në kryeqytet.
Ndërsa shqiptarët e arrestuar për laboratorin e kokainës në Qerekë nuk kanë dhënë deklarime në sallën e gjyqit.
Hetimet për laboratorin e drogës që u zbulua në Qerekë të Krujës, kishin rreth një vit më parë që kishin nisur nga autoritetet spanjolle, pasi kanë bllokuar një sasi lënde narkotike në vendin e tyre.
Pas sekuestrimit të sasisë, agjencitë e huaja ligjzbatuese sinjalizuan SPAK, pas dyshimeve se në trafikun e drogës ishin të përfshirë edhe shtetas shqiptarë.
Burime nga grupi hetimor, konfirmojnë se SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit dhe i kanë lënë të lirë të veprojnë në 2 ngarkesat e fundit, e konkretisht në shtator dhe në nëntor, për të sjellë 48 ton lëkurë gjedhi, brenda të cilave kishte edhe kokainë.
Në koordinim edhe me partnerët e huaj, qëllimi ka qenë të gjurmohen deri në fund lëvizjet e grupit, si dhe të zbuloheshin të gjithë anëtarët e rrjetit.
Po të njëjtat burime konfirmojnë se të gjithë personat e arrestuar kanë qenë nën vëzhgim nga agjentët dhe janë lejuar nga prokuroria që të bëhej edhe ndarja e një pjesë të lëndës narkotike, nga shtetasit e huaj të cilët kishin ardhur në Shqipëri. Ata kishin marrë edhe një vilë me qira në zonën e njohur si Kodra e Diellit, në kryeqytet, në mënyrë që të mos diktoheshin nga autoritetet shqiptare.
Përpos Amerikës Latine, mësohet se një sasi kokaine dyshohet se ka ardhur edhe nga Brazili. Kokaina vinte në vendin tonë e fshehur në lëkurën e gjedhit, duke u kamufluar nga trafikantët që t’i shpëtonin kontrolleve me qenin antidrogë për shkak të erës së rëndë të lëkurës së bagëtive.
Gjatë aksionit, u arrestuan 10 persona, me tyre edhe 3 të huaj. Një prej shqiptarëve të arrestuar ishte 37-vjeçari Aldi Zonja. Ai kishte shkuar me vizë turistike në Amerikanë Latine, dhe gjatë qëndrimit të tij atje, dyshohet se krijoi edhe lidhjet me anëtarët e grupit kriminal.
Në laboratorin e përpunimit të kokainës në Qerekë, autoritetet gjetën 850 lëkurë të kriposur bagëtish, 48 ton, ku sipas SPAK fshihej edhe lënda narkotike.
Pikërisht në këtë moment futeshin në lojë edhe të huajt nga Venezuela dhe kolumbianët, ekspertë që garantonin se do të nxirrnin me sukses kokainën nga materialet organike. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 6.1 kg kokainë, 89 kg përzierës të ngurtë, 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës dhe mbi 51 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në ShBA

E rrëmbyen dhe u nisën në drejtim të Prishtinës me viktimën, ngritët aktakuzë ndaj të dyshuarve në Pejë

Formimi i qeverisë së re, Konjufca: Besoj i kemi numrat

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani