Labinot Tahiri do t'i jep fund karrierës muzikore nëse bëhet kryetar i Ferizajt

Kryetari i Degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri që po ashtu është edhe këngëtar i njohur në vend, ka thënë se nëse do të votohet për kryetar për komunë prej nga vjen, atëherë profesionin që ka ushtruar deri tash do ta lë.
“Nëse bëhem kryetar më punën e muzikës gjithçka merr fund”, ka thënë Tahiri në “Zona B”.
Ai ka thënë se gara atje do të jetë shumë e fortë, duke përmendur se LDK e PDK atje qëndrojnë shumë mirë.
Kurse ka thënë se nëse nuk do ta fitojë garën për të parin e komunës, politikën nuk do ta lë.
“Vetëm dua të them se nënkryetar i Komunës së Ferizajt nuk do të jem, por me politikë do të merrem, për zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar Tahiri.
Në fund ai ka thënë se do t’i sjell të mira politikës vendore.
Nga
Telegrafi
03/04/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































