Labinot Tahiri këndon midis Pejës: Jemi ushtarët e Ramush Haradinajt (Video)

Deputeti i Kuvendit, Labinot Tahiri po vazhdon të këndojë edhe në këtë sezon të verës. Ferizajasi mbrëmë pati një ndej në qytetin e Pejës.
Labi ndezi atmosferën kur përmendi emrin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidatit për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj.
“T’fala Parisit e t’fala Berlinit jem ushtar Ramush Haradinajt, t’fala Parisit plumba Beogradit jemi bijtë e Adem Jasharit...”, ishin vargjet e kësaj kënge, shkruan Indeksonline
Ndryshe, deputeti i AKR-së ka premtuar se vota e tij do të jetë pro Haradinajt për shef të ekzekutivit. Derisa është shprehur neutral në votën për kryeparlamentarin nga radhët e PDK-së, Kadri Veselin.
https://www.dailymotion.com/video/x5wqdsp
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































