Një situatë e pazakontë dhe aspak e këndshme ka ndodhur brenda shtëpisë, duke shkaktuar reagime të menjëhershme mes banorëve.

Labi ka pirë nga një shishe uji, e cila rezultoi të përmbante detergjent dhe që, sipas situatës së krijuar, i ishte sjellë nga Alba. Veprimi i tij ka shkaktuar habi dhe tension në ambient, ndërsa reagimi i Albës ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. Ajo i është drejtuar Labit me fjalët: “A je ti budalla”, duke shprehur nervozizimin dhe shqetësimin për atë që kishte ndodhur.


E habitur nga skena ka mbetur edhe Bia, e cila ka ndjekur momentin me surprizë, pa arritur të kuptojë menjëherë se çfarë kishte ndodhur.

Ndërkohë, pasi e ka kuptuar situatën, Labi është larguar me vrap për të pastruar gojën, duke u përpjekur të shmangë pasojat e mëtejme nga veprimi i tij i nxituar.

Ngjarja ka krijuar tension mes banorëve dhe pritet të ndikojë në raportet mes tyre, ndërsa situata ka ngritur pikëpyetje për kujdesin dhe komunikimin brenda shtëpisë. /Telegrafi/