Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka tërhequr vëmendjen me një gjest brenda shtëpisë.

Ai ka vendosur një letër përpara kamerës, ku shkruhej: “Solidarizohem me ata që nuk flasin, respekt".


Ky veprim u interpretua si një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për të gjithë ata që ndodhen në situata të tillë.

Foto: Instagram

Mesazhi i këngëtarit u përcoll si një thirrje për empati dhe respekt.

Gjesti i tij thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes ndaj individëve që nuk flasin, duke sjellë një moment reflektimi brenda këtij formati

.E kjo duket se u ndërlidh me një temë ndërmjet banorëve brenda, e më pas dhe bëri veprimin e papritur.

Labi nga ana tjetër është një prej personazheve që kërkon vazhdimisht vëmendje. /Telegrafi/