LAJMI I FUNDIT:

LA Lakers të pandalshëm me dyshen James e Davis, vijon spektakli edhe për Luca Doncic të Dallas

LA Lakers të pandalshëm me dyshen James e Davis, vijon spektakli edhe për Luca Doncic të Dallas

Fitorja e pestë me radha dhe vendi i parë në Konferencën e Perëndimit për Los Angeles Lakers, që duken të pandalshëm me dyshen Anthony Davis e LeBron James, me “yjet” e skuadrës kaliforniane që e mbyllin takimin gjithmonë me mbi 20 pikë.

Lakers fituan 103 – 96 në parketin e San Antonio Spurs.  Sa u përket statistikave, LeBron e mbylli me “triple double”: 21 pikë, 13 asiste dhe 11 kërcime, ndërsa Davis me 25 pikë e 11 asiste.


Dy humbje radhazi për Houston Rockets e ndoshta dikush duhet t’i bjerë kambanës së alarmit. Skuadra teksane u dorëzua 129 – 100 në parketin e Miami Heat, por ajo që është më e frikshme lidhet me faktin se u ndëshkuan me plot 59 pikë brenda 16 minutave lojë, duke u shthurur totalisht në fazën mbrojtëse.

James Harden dhe Russell Westbrook përjetuan një mbrëmje të vështirë. “Mjekroshi” realizoi 29 pikë, ndërsa Westbroook e mbylli me 10 pikë.

Kawhi Leonard me 30 pikë në total ishte inspirues i Los Angeles Clippers në suksesin 105-94 ndaj Utah Jazz, që pavarësisht se kishin në përbërje një Donovan Mitchell në superforme, me 36 pikë të realizuara në “Stpales Center”, sërish nuk arritën ta shmangnin humbjen.

Vazhdon të dhurojë spektakël në këtë fillim sezoni të NBA, Luca Doncic, që udhëhoqi Dallas Mavericks në fitoren 111-131 në fushën e Cleveland Cavaliers.

Slloveni e mbylli takim me “triple double”, duke realizuar plot 29 pikë, 15 asiste dhe 14 kërcime.  Më i miri për Cavs rezultoi Kevin Love po me 29 pikë.

Në dy takimet e tjera, Indiana Pacers fitoi 108-95 ndaj Chicago Bulls, ndërsa Neë York Nicks-Sacramento Kings u mbyll 92-113.

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori