Kylie Jenner vërteton se nuk është shtatzënë me fëmijën e Timothee Chalamet, duke treguar barkun e tonifikuar

Pas tetë muajsh thashethemesh për një shtatzëni të mundshme me aktorin Timothee Chalamet, Kylie Jenner ka hedhur poshtë spekulimet duke ndarë imazhe të reja nga projekti i saj i fundit, Khy X Grace Ling, në Instagram.
Bukuroshja 28-vjeçare duket në formë të shkëlqyer me reçipeta gri dhe geta me detaje të argjendta, duke treguar barkun e saj të sheshtë dhe të tonifikuar, duke mohuar çdo pritje të fëmijës.
Jenner ka qëndruar e fokusuar te bashkëpunimi i saj i fundit me dizajnere Grace Ling, duke promovuar linjën e re që kombinon elegancën, feminitetin dhe elemente të teknologjisë 3D për rroba të gatshme dhe aksesorë unikë, shkruan DailyMail.
Ajo ka theksuar se koleksioni është për gratë që duan të ndihen seksi për veten, jo për të tjerët, dhe i falënderon fansat për mbështetjen.
Spekulimet për shtatzëninë e mundshme të Kylie-t dhe lidhjen e saj me Chalamet kanë qenë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, por burimet pranë çiftit kanë sqaruar se ata nuk presin një fëmijë.
Jenner dhe aktori janë parë së fundmi në Budapest, ku ai po xhiron filmin Dune: Part Three, ndërsa Kylie ka vazhduar angazhimet e saj profesionale dhe vizitat e shkurtra tek ai.
Me këtë paraqitje sensuale dhe të tonifikuar, Kylie ka treguar se është në formë të shkëlqyer dhe e përqendruar te puna dhe linjat e saj të modës, duke vënë njëherësh pikën mbi spekulimet për shtatzëni. /Telegrafi/






























































