LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner shkëlqen në kostumin e bardhë, me tiara në kokë dhe e shtrirë në qilim ngjyrë rozë (Foto)

Kylie Jenner shkëlqen në kostumin e bardhë, me tiara në kokë dhe e shtrirë në qilim ngjyrë rozë (Foto)

Kylie Jenner është një nga yjet e preferuara të shumë njerëzve anë e mbanë botës. Ajo gjithmonë ka shkëlqyer në kombinimet e saja, ku shpeshherë edhe ka sjellë trende të reja në modë.

Përveç kësaj, Kylie njihet edhe si një nga yjet me linjat më të përsosura të trupit, transmeton Telegrafi.


Këto linja ajo nuk ka hezituar t’i zbulojë në fotografitë e fundit që i ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.

??

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on Aug 18, 2017 at 12:50pm PDT

Në këto dy fotografi ajo shfaqet e veshur në kostum të bardhë, me tiara në kokë, përderisa duket tejet e bukur dhe joshëse.

Afër saj ka një telefon në formë të buzëve, ndërsa qilimi me ngjyrë rozë në të cilin është shtrirë ajo mund të jetë indikator se Kylie është duke bërë një foto-sesion të ri.

Dy fotot janë postuar para dy ditëve, ndërsa deri tani ajo ka marrë dy milionë pëlqime në këto fotografi. /Telegrafi/