LAJMI I FUNDIT:

Ky trajtim natyral do t’ju shlyejë aknet dhe vragat

Ky trajtim natyral do t’ju shlyejë aknet dhe vragat

Pas akneve shumë të mërzitshme me të cilat disa përballeni gjatë periudhës së adoleshencës, në fytyrë shumë shpesh mbeten vragë të cilat është shumë vështirë të eliminohen

Vragat të cilat mbeten pas akneve mund të bëjnë probleme pothuajse si edhe vetë aknet, andaj njerëzit janë në gjendje të shpenzojnë shumë para në trajtime të llojllojshme kozmetike dhe në preparate, transmeton Telegrafi.

Në blogun“Budgetsavy” konstatojnë që lufta kundër akneve nuk do të thotë të jetë e shtrenjtë, as e rëndë, por as afatgjatë, nëse përdorim ato që na ka dhënë nëna natyrë.

Për maskën e cila eliminon vragat nga aknet ju nevojiten:

• 4 lugë lëng limoni,
• 3 lugë jogurt,
• 4 lugë mjaltë,
• të bardhë të vezës.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit përzini mirë që të përftoni masë të njëtrajtshme.

Lini maskën që të ndikojë rreth 15 minuta, dhe pastaj fytyrën thjeshtë lajeni me ujë të nxehtë. /Telegrafi/