LAJMI I FUNDIT:

Ky koleksion nga Java e Modës në New York i la të gjithë pa fjalë!

Ky koleksion nga Java e Modës në New York i la të gjithë pa fjalë!

Java njujorkeze e modës, e para që ngre siparin e një shtatori të mbushur me shfaqje të tilla në mbarë botën, është kthyer në magnet për stilistët e etur të prezantojnë vizionin e tyre të sezonit.

Calvin Klein na befasoi me fustanet e mbrëmjes në mushama, ndërsa dje Brandon Maxwell me një koleksion që i la të gjithë pa fjalë, nga veshja e parë tek e fundit.

Maxwell përdori xhinsin për herë të parë për të shfaqur stilin klasik amerikan me ngjyra të ndezura më një grimë nostalgjie. Modelet më të mira të momentit hijeshuan pasarelën për të: Gigi dhe Bella Hadid, të cilat hapën sfilatën, Karlie Kloss, Taylor Hill dhe Joan Smalls.


Për veshjet e ditës, modelet ecën nën tingujt e Britney Spears dhe Destiny’s Child veshur me xhinse të gjera me bel të lartë dhe bluza me jaka të ngritura gjysmë golf ose të ndërthurura si lak. Materialet e buta përcjellin ndjesinë e klasikes ndërsa xhinsi e bën të përditshme veshjen.

“Pantallonat tona klasike janë ato që shiten më shumë. Në prerje të drejtë ose të gjera në fund. Mora ato lloj pantallonash dhe i bëra xhins. E kam pasur gjithmonë të vështirë të ktheja një veshje klasike në të përditshme, po kësaj here ishte e lehtë,” tha Maxwell.

Ndërsa për veshjet e mbrëmjes, Maxwell i qëndroi besnik stilit të tij elegant me bele të rrudhosura dhe e pasuroi koleksionin me fustane madhështorë në pastele të ëmbla dhe printe leopardi në ngjyrë të çelët.

Dizenjatori ka veshur më herët figura të njohura si Michelle Obama, Uma Thurman dhe Gwyneth Paltrow. I njohur për stilimet në të zezë dhe të bardhë të akullt, ai surprizoi me një paletë të pasur ngjyrash në: rozë, të kuqe, ciklaminë, mente, blu, jeshile dhe portokalli.

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Gjithçka është ndryshe, por kënaqësia është më e madhe: Këto pesë pozicione duhet t’i provoni në seks pas lindjes

Gjithçka është ndryshe, por kënaqësia është më e madhe: Këto pesë pozicione duhet t’i provoni në seks pas lindjes

E dini si është dukur Melania në ceremoninë e martesës para 16 vjetësh: Fustani i rëndë 25 kilogramë dhe madje 91 metra mëndafsh!

E dini si është dukur Melania në ceremoninë e martesës para 16 vjetësh: Fustani i rëndë 25 kilogramë dhe madje 91 metra mëndafsh!

Kalo në kategori