LAJMI I FUNDIT:

Ky është tutori ‘Tata’, babai i dy fëmijëve, i arrestuar për prostitucion

Ky është tutori ‘Tata’, babai i dy fëmijëve, i arrestuar për prostitucion

Dalin detaje të reja mbi tutorin shkodran, i cili akuzohej për shfrytëzim prostitucioni. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të zhvilluar gjatë së shtunës, i koduar “Balerinat”.

Rinard (Frederik) Tota (Tata) 50 vjeç, akuzohet se kanë krijuar një rrjet prostitucioni që funksiononte në Shkodër, ku ai kishte rolin e kreut të grupit.

Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ndërsa ka ndërruar disa herë emrat ku njihej edhe si Rinard edhe si Frederik, ndërsa mbiemrin nga Tota e kishte kthyer në Tata, me synim që t’i shpëtonte policisë, për shkak se rezultonte i përfshirë edhe në vepra të tjera penale.


I dyshuari kishte në pronësi një ambient tre-katësh, i cili u sekuestrua në në kuadër të operacionit kombëtar “Forca e ligjit” që ka të bëjë me sekuestrimin e aseteve të ardhura nga aktiviteti kriminal dhe që dyshohej se ishte vatra e prostitucionit.

Në fotografitë që shikoni, ai shihet i rrethuara nga vajza dhe në shtrat me to.

Gjatë operacionit policorë krahas Totës u arrestua edhe Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Shkodër; S.M., 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni; A.M., 33 vjeçe, banuese në Shkodër; A.Ll., 33 vjeçe banuese në Burrel; A.N., 25 vjeçe, banuese në Lezhë; A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “Tata”, në qytetin e Shkodrës.

Lidhur me këtë aktivitet hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambienteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”. /noa.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori