Çdo vit Zvicra merr një president të ri, i cili është gjithashtu një anëtar i Këshillit Federal, ekzekutivi shtatë anëtarësh i Zvicrës.
Në Zvicër roli i presidentit është kryesisht ceremonial. Shtatë anëtarët e Këshillit Federal Zviceran veprojnë kolektivisht si kreu i shtetit. Vota e presidentit nuk ka më shumë peshë sesa anëtarët e tjerë të Këshillit Federal.
Më 2021, presidenti i Zvicrës do të jetë Guy Parmelin, një ish-prodhues i rrushit të verës nga kantoni frëngjishtfolës i Vaud. Ai është anëtar i Partisë Popullore Zvicerane (UDC / SVP) dhe ishte president i partisë në kantonin e Vaud nga 2000 në 2004, përcjell albinfo.ch.
Parmelin është një nga dy anëtarët e UDC / SVP në Këshillin Federal së bashku me Ueli Maurer. Maurer ishte president më 2019.
Politikani nga Bursins (Vaud) i lindur në 1959, Parmelin u zgjodh në Këshillin e Madh të Vaudit, (parlamenti i kantonit), ku ka shërbyer nga 1994 deri në 2003 derisa u zgjodh në Këshillin Kombëtar, parlamenti federal i Zvicrës. Ai shërbeu atje derisa u zgjodh nga Asambleja Federale në Këshillin Federal më 2015 për të zëvendësuar Eveline Widmer-Schlumpf. Parmelin ka qenë ministër i Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit që nga viti 2019. Para kësaj ai ishte ministër i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sporteve.
Në dhjetor 2018, anglishtja e dobët e Parmelin u kritikua në një artikull të NY Times, i cili i referohej një përpjekjeje të ministrit për të folur anglisht në një intervistë.
Sidoqoftë, lufta për të komunikuar në anglisht nuk është e pazakontë midis udhëheqësve të Zvicrës dhe pasqyron sfidat gjuhësore të Zvicrës, të cilat përfshijnë një domosdoshmëri për të mësuar një nga tri gjuhët e tjera kombëtare të Zvicrës së bashku me anglishten.
Sipas Indeksit të Eftësisë Angleze EF, Zvicra renditet e 18-ta nga 100 kombet. Megjithatë ka dallime të mëdha brenda vendit. Zviceranët që flasin gjermanisht flasin më mirë anglisht sesa frëngjishtfolësit ose italishtfolësit, diçka që shihet edhe në renditjen e Gjermanisë (8), Francës (28) dhe Italisë (30) – Guy Parmelin vjen nga Zvicra që flet frëngjisht.
Por tani po hyjmë në vitin 2021. Presidenti i ri i Zvicrës ka pasur më shumë se dy vjet praktikë angleze që nga intervista famëkeqe në dhjetor 2018.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump ngrin ndihmat për shtetet e huaja - si preket Kosova nga ky vendim?
Bëhet publike përmbajtja e letrës që Biden i la Trumpit në zyrë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova