Volkswagen njoftoi prezantimin e ridizajnuar Arteon më 24 qershor, si dhe një version krejtësisht të ri të Shooting Brake, i cili në parim është një botim karavan i këtij modeli.

Por fotot e modelit serik të destinuara për tregun kinez tashmë kanë dalë në internet, transmeton Telegrafi.


Modeli që zëvendësoi Passat CC, edhe pse Volkswagen e mohon atë dhe shprehet se Arteoni u pozicionua në mes të ish-Passat CC dhe Phaeton (megjithëse ende mban përcaktimin CC në Kinë), tani ka marrë versionin e tij të kamionçinës, të quajtur Shooting.

Ajo që mund të vërehet nga fotot është se versioni serik mbeti në përputhje me vizatimet e treguara nga Volkswagen së fundmi duke njoftuar modelin e ri.

Gjithashtu, mund të vërehen dy modele të ndryshme nga Arteon, ku Arteon i zi është një model i rregullt, ndërsa Arteon i verdhë është R-Line, me disa detaje të bëra nga kromi.

Përveç kësaj, ekzistojnë ndryshime edhe në motor, Arteon i zi është mundësuar nga një motor me benzinë ​​2.0 litra turbo me 186 kuaj fuqi, ndërsa Arteoni i verdhë ka një motor 2.0 TSI, por ka më shumë kuaj fuqi, 220.

f2c539a7 b881 4ff8 9a4f a00e4597ecbd

Por ende nuk dihet nëse kjo makinë do të shitet edhe në Evropë, e cila është tradicionalisht mjaft e orientuar drejt motorëve me naftë. /Telegrafi/