Ky është lojtari që Guardiola e dëshiron në vend të Toures

Është pothuajse e sigurt me ardhjen e Pep Guardiolas te Manchester City do të largohet Yaya Toure.
Sipas The Sun, tekniku spanjoll i ka bërë të ditur klubit anglez se ai dëshiron me çdo kusht Ilkay Gundogan në Emirates.
25-vjeçari shikohet nga Pep si zëvendësues perfekt i Yayas në mesfushë.
Mesfushori i Borussia Dortmund është i kërkuar edhe nga Liverpooli e Arsenali dhe Citizens nuk do ta kenë aspak të lehtë të sigurojnë shërbimet e tij.
Çmimi i mesfushorit gjerman është rreth 30 milionë euro dhe BVB është e gatshme ta shes atë gjatë verës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































